Prishtinë, 15 gusht – Kryeministri kosovar në dorëheqje, Rmaush Haradinaj thotë se dakordohet se nevojitet normalizim i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. por konsideron se për arritjen e atij qëllimi nevojitet dialog pa kushtëzime dhe pa shtyrje, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.
Haradinaj në Tuiter prësëriti se epilogu i fundit mes Prishtinës dhe Beogradit duhet të jetë njohje e ndërsjelltë e të dy shteteve në kuadër të kufijve ekzistues.
“Darkordohem me domosdoshmërinë e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Qeveria ia prezantoi Kuintit dhe Bashkimit Evropian projektin e marrëveshjes gjithpërfshirëse në të cilën janë përfshirë temat e papërfunduara për njohje të ndërsjelltë në kufijt ekzistues. Sërish theksoj p dialog pa kushte, pa shtyrje”, porositi Haradinaj.
Ambasadat e pesë shteteve më me ndikim, të akredituara në Prishtinë, SHBA-ja, Gjermania, Italia, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar, të njohura si Grupi i Kuintit, kërkuan nga Kosova dhe Serbia që menjëherë ta vazhdojnë dialogun për normalizim të marrëdhënieve.
Në kumtesën e djeshme, të cilën në emër të pesë shteteve e publikoi Ambasada e SHBA-së, nga Prishtina është kërkuar ta heqë taksën prej 100 për qind ndaj mallrave serbe, përderisa nga Beogradi të ndalojë fushatën për tërheqje të njohjeve për pavarësinë e Kosovës.