Xhudisti Akil Gjakova, ka fituar të artën në Grand Prix 2019 në Budapest. Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se i bënë krenar lufta, përkushtimi dhe krenaria e Akil Gjakovës.
“Akil Gjakova, kampioni ynë në Grand Prixin e Budapestit në Hungari. Na bën krenar lufta, përkushtimi dhe krenaria yte. Urime! Epoka e xhudistëve tanë të pamposhtur lartëson emrin e Kosovës nëpër botë. Faleminderit”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.