Prishtinë, 8 mars – Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka vlerësuar se votimi i djeshëm në Kuvend i Platformës të ekipit shtetëror për negociata me Serbinë nënkupton votim për ruajtjen e e Kosovës në kufijtë në të cilat është shpallur pavarësia e shtetit më 17 shkurt 2008.
Haradinaj në faqen e tij në Fejsbuk mbrëmë porositi se votimi i Projektligjit për përgjegjësitë dhe kompetencat e delegacionit shtetëror të Kosovës në procesin e dialogut me Serbinë dhe i Platformës për dialogun mbi marrëveshjen përfundimtare, paraqet konfirmim për përkushtimin e Kosovës për paqe dhe stabilitet në rajon.
“Me votën nga shumica prezente në Kuvend, ne i kemi hapë rrugë ekipit gjithëpërfshirës nga përfaqësues të pozitës, opozitës e shoqërisë civile si ekip që përfaqëson interesat Kushtetuese dhe strategjike të Kosovës dhe po dëshmojmë edhe njëherë përkushtimin tonë, për paqen e stabilitetin e gjithë rajonit dhe në ndërtimin e fqinjësisë së mirë”, ka shkruar Haradinaj.
Beogradi zyrtar e interpreton votimin e Platformës së Prishtinës si provokim të rëndë dhe argument se pala kosovare nuk dëshiron dialog, me faktin se në atë platformë është vizatuar se qëllimi përfundimtar në negociatat është njohja e ndërsjellë e dy shteteve, ose njohja e pavarësisë së Kosovës nga ana e Serbisë. Për shkak të zhvillimit të këtyre ngjarjeve në raportet mes dy vendeve, presidenti serb Aleksandar Vuçiq për sot paradite ka thirr seancë të Këshillit të sigurisë kombëtare.
“Për” platformën në Parlamentin e Kosovës prej 120 anëtarësh kanë votuar 61 deputetë, një ka qenë i përmbajtur, derisa seancën në fillimin e saj e kanë braktisur deputetët e dy partive më të mëdha opozitare të shqiptarëve, LDK dhe Lëvizja Vetëvendosje.
Kryeministri Haradinaj në fjalimin e tij në fillim të seancës së djeshme e ka hedhur poshtë mundësinë që votimi i platformës të rezultojë me tërheqjen e vendimit të sanksioneve ndaj importit serb, duke mbetur në qëndrimin se taksa do të hiqet atëherë kur Beogradi do ta njoh pavarësinë e Republikës së Kosovës. (koha.mk)