Sulmuesi anglez pësoi lëndim në pjesën e parë në fitoren e Tottenham 4-1 ndaj Bournemouth të dielën dhe u zëvendësua nga Erik Lamela, transmeton Express. “Vlerësimet e para konfirmojnë se Kane i ka dëmtuar ligamentet e anësore në nyjën e djathtë”, ka njoftuar Tottenham në Twitter. “Sulmuesi anglez e pësoi këtë lëndim pas një ndërhyrjeje në fitoren tonë 4-1 ndaj Bournemouth të dielën dhe pritet të kthehet në stërvitje me ekipin e parë muajin e ardhshëm”, njofton klubi anglez.