Shkup, 7 qershor – Ferhan Hasani siç njofton gazeta e njohur sportive “Fanatik” do të transferohet te skuadra e Rizespor, skuadër kjo e cila këtë sezon arriti të plasohet në Superligën e Turqisë. “Buba” ka disa ditë që po qëndron në Turqi, ndërsa më në fund është bërë e ditur se ku do të vazhdojë karrierën e tij futbollistike.
Sipas “Fanatik”, bisedimet të cilat kanë filluar para disa ditëve, kanë ardhur në fazën finale. Cekim, gjatë ditëve të fundit Hasani lidhej me një transferim të mundshëm në Gallatasaraj, Sivaspor dhe Kasimpasha, por ja që në fund ka vendosur të pranojë ofertën e Rizespor. Me largimin e kapitenit Ferhan Hasani, drejtuesit e KF Shkëndija do të hidhen në sulm për të mbuluar këtë zbrastirë, duke marr parasysh se ai dhe Besart Ibraimi, kanë qenë hallka kryesore e ekipit.