Nju-Jork, 9 nëntor – Përfaqësuesit e Koresë së Veriut e kanë anuluar takimin me sekretarin amerikan të shtetit Majk Pompeo sepse nuk janë gati, deklaroi ambasadorja e SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Niki Hejli.
Koreja e Veriut bëri të ditur se duhet ta prolongojë takimin për shkak të disa arsyeve. Sekretari Pompeo ishte i gatshëm të vijë, theksoi Hajli.
Ajo shtoi se Uashingtoni është i gatshëm të bisedojë dhe se nuk ka probleme më të mëdha që të organizohet takim i ri.
Pompeo duhej të bisedojë me përfaqësuesin e lartë të Koresë së veriut Kim Xhong-çol, për mbajtjen e Samitit të dytë midis presidentëve të të dyja shteteve dhe të realizojë progres ndaj denuklearizmit të Gadishullit Korean.
Stejt Departamenti dje bëri të ditur se do të caktohet termin tjetër, “kur oraret tona do ta lejojnë atë”.