Ca folk-patriotë i bien “kambanës së fitores së sajuar” dhe disfatës së rreme, iku (a e ikën) nga kolibja ku gjithë ditën e Perëndisë skllavërohet dhe eksplorohet pa të drejtë privatësia e gjithsecilit, iku (a e ikën) nga kazani ku vihen në dyshim institucioni shpirtëror siç është mendim ndryshe, aty ku kontrabandohet gjyqësori a e gjithë shkenca e drejtësisë, iku (a e ikën) nga kazani duke ia sharë fisin ustait që nuk e kallajisi ashtu me tamam këtë enë të vockël prej teneqeje…
Nga Fadil LUSHI
Disa ditë më parë ky vëllaçkoja im më parashtroi pyetjen: “Oreqerrata, pse ti nuk ndërgjegjësohesh dhe nuk thua se këto shkarravinat e tua janë njësoj si lugë gacash, si lugë këpucësh, si ato lugë që shkrifërojnë dheun e vazove, si ato lugët prej qelepirxhiut, si ato lugët prej druri, si ato lugë çervishi që, vend e pa vend e pa të drejtë, fusin hundët në çdo vaki a mesele qoftë ajo, e vërtetë a e rreme, qoftë ajo mesele e vjetër a edhe e koklavitur. Le që duken si lesh arapi, le që janë të ngatërruara keq, le që janë të trasha aq shumë, saqë nuk i kuptojnë dot kollaj edhe miqtë e tu,në veçanti ata që kanë aftësi të lexojnë mes rreshtash…, a hiç nuk të mbushet e nuk ta pret rradakja se këto shkarravina e tua që ti i konsideron të qëlluara…, nuk të duken si bisht luge, si nuk të shohin sytë se shkarravinat toptan i ke të veremosura deri në palcë…, a mos vallë nuk duhet të heqësh dorë e fiqir nga kësi lloj shkarravinash që hiç nuk dallohen nga shkrimet treguese, shpjeguese, bindëse a edhe krijuese!” Në fund, ma lëshoi një urdhër a porosi me gojë, duke më thënë: “A hiç fare nuk e ke ndërmend që, në këtë fillimvit që karakterizohet me net të acarta dhe të bezdisshme për njerëzit e moshuar, të fillosh të shkruash, a mos vallë nuk ke gjëkafshë të re për të thënë, a mos vallë edhe kësaj radhe (nuk) do të përdorësh gjithfarë marifetesh për të na gënjyer, a thua vallë (nuk) do të ndërtosh sajime të kota dhe, në instancë të fundit, a thua vallë edhe në këtë fillimvit, nuk do më inatosësh me të ngulura të reja e taze, me thumba dhe me ato shakatë e tua me zarar e pa kripë!” Duke qenë i vetëdijshëm karshi faktit se ky vëllaçkoja im është më i moshuar dhe më i “sertë” se unë dhe duke e njohur mirë shpirtin e tij prej rebeli, po edhe sjelljen prej aristokrati, “hazërxhevapin” nuk e thashë dhe nuk ia ktheva menjëherë, më duhej pak kohë për ta bindur e t’i them: Vëllaçkoja im i dashur, ti mendon se është lehtë të ndërtosh një shkrim, vështrim a opinion për gazetë, sidomos kur ato u dedikohen miqve të nderuar dhe lexuesve të respektuar, mandej ti kujton se ato shkrime të duken si ai malli që e merr prej tyxharit ashtu veresie, ti harron se ato paraprakisht duhen lekturuar dhe së fundi redaktuar me tamam, mandej kohë pas kohe edhe lapsi a “kalemi” ka nevojë për pak pushim!
Në fund të muhabetit, ia ktheva ashtu me “inat”: hajde do ja “fus kalemin një aktori”, atij “aktori”, të cilit kur t’i teket dhe si t’i teket parapëlqen të ndërrojë rolet, njësoj si bojaxhinjtë dhe politikanët nga nahija jonë, të cilët që kur marrin urdhrat nga brigadierët e tyre detyrohen të ndërrojnë ngjyrat! (Ky vëllaçkoja, sikur më “paragjykoi, kur lapsin, atë mjetin për të shkruar a për të vizatuar, e ngatërroi me kalemin e Haxhibabës. Se këtë paragjykim dhe ngatërresë e bëri me pahir, nuk e kuptova!”)
Në këtë fillimvit, jo se (nuk) jam në qejf, përkundrazi, nuk dua të shkarravis gjëkafshë të re…, jo se nuk më shkon qejfi për të shkruar, jo se nuk kam ide, por pse më kanë ngelur do gjëra pa thënë për “babadimrin” e motit që lamë pas, për “babadimrin dhe kallajxhiun” prej kleptomani, që iku(a e ikën) tok me vitin që lamë pas, do të shkarravis për “babadimrin, vezirin, kallajxhiun” prej hajduti, që ia mbathi bashkë me vitin që shkoi, për babadimrin” i cili në momentin kur iku(a e ikën)nga unë, nga ne dhe nga “dovleti” i tij“biblik”, ashtu me gojën plot na hoqi një të sharrë “otomançe”: “Sikter arnavut milet”…, iku (a e ikën) ashtu “fshehurazi e tebdil”, iku (a e ikën) ashtu heshturazinga kazani politik e mediatik, të cilin për më shumë se një dekadë e “kallajisi a e lustroi për të fshehur” të vërtetën e shtrembëruar, ia mbathi me të katrat-nga sytë këmbët, nga kazani i marrëzive tona, të tija dhe të tjerëve si ai,iku(a e ikën)nga kazani arsimor, iku(a e ikën)nga kazani i patriotizmit të tij të rremë, iku nga atdhedashuria jonë e rremë, iku(a e ikën)nga kazanime “by**ë të shpuar”, iku (a e ikën) nga “qymezi” ynë i përbashkët, ku jetojnë “turli” popuj, iku(a e ikën)nga kazani, ku para dhe pas dreke, komunitetet luftojnë mes vete, ndërkaq kur bie nata, ata ndërtojnë marrëdhënie çifligare, politike, tregtare dhe aty-këtu edhe nga ndonjë martesore…, iku(a e ikën)nga kazani ynë, ku nuk nxehet me tamam jahnia a turli tava jonë politike dedikuar diplomacisë evropiane, iku (a e ikën) nga kazani ynë ku zihet dembelia jonë anadollake, nga aty ku ikën rinia jonë, iku (a e ikën) nga kazani ynë ku zihen thashethemet tona…, nga kazani ynë ku ngatërrohen profesionet, iku (a e ikën) nga kazani ynë, aty ku zihet krimi i organizuar, korrupsioni a mitmarrja, aty ku pronarja e shtëpisë publike me plotgojën vërteton virgjërinë e saj, aty ku ish-kodoshi flet për ideale të larta, aty ku daulltari bën punën e mjekut, intelektualit, politikanit, bujkut, klerit, esnafit, iku (a e ikën) nga kazani ku zihen premtimet, gënjeshtrat, iku (a e ikën) nga kazani, ku kryepari a kryepronari i dovletit, për inat të diplomatëve të Brukselit dhe Uashingtonit, bën masturbimin prej diplomati dhe prej pubertetliu të vonuar, iku(a e ikën)nga kazani ku fliten gjithfarë të folmesh krahinore, ku njerëzit nuk e kuptojnë standardin e gjuhës së tyre amtare, iku (a e ikën) nga “qymezi” i përbashkët, aty ku bien “kambanat e kushtrimit”, iku (a e ikën) nga “stani” veri(o)r ku bien “kambanat ekapitullimit ekonomik, seksual, kulturor…,” iku (a e ikën) nga plevica ku falsifikohet statistika demografike…, iku (a e ikën) nga koteci, ku ca folk-patriotë i bien “kambanës së fitores së sajuar” dhe disfatës së rreme, iku (a e ikën) nga kolibja ku gjithë ditën e Perëndisë skllavërohet dhe eksplorohet pa të drejtë privatësia e gjithsecilit, iku (a e ikën) nga kazani ku vihen në dyshim institucioni shpirtëror siç është mendim ndryshe, aty ku kontrabandohet gjyqësori a e gjithë shkenca e drejtësisë, iku (a e ikën) nga kazani duke ia sharë fisin ustait që nuk e kallajisi ashtu me tamam këtë enë të vockël prej teneqeje…, iku (a e ikën) nga kazani ku kishin vënë prapanicën gjithfarë miletesh…, iku (a e ikën) nga kazani ynë dhe ca të tjerëve që narikujtonmeselenë e pazarxhinjve të “KAPALI ÇARSHISË” të Stambollit, ku njëri kishte kandarin pa topa, tjetri topat pa kandar, mandej ma përkujton vakinë me barinjtë e kooperativës, njëri kishte arrën, tjetri gurin dhe, në fund, më vjen në “fiqir” ajo historia e gjirokastritit dhe korçarit! I pari kishte uzinën për prodhimin e ushqimeve për foshnjat e porsalindura, i dyti kishte fabrikën për prodhimin e “mushamave” për burra! Në fund, që të dy falimentuan! Iku (a e ikën) nga kazani ynë ku jomeritori vë prapanicën në kryeminderin e huqumatit…,iku (a e ikën) prej kazanit tonë, aty ku gjithë ditën Perëndisë mileti ha përsheshin e mandej mendja i bëhet dhallë e çorbë…, iku (a e ikën) nga mileti i cili moti ka harruar se si duken qoftet e dajës, iku (a e ikën) nga kazani i njerëzve të cilët nuk lënë gjë pa sajuar e pa thënë për njëri-tjetrin…, iku (a e ikën) nga koteci, ku me sy mbyllur pa parajsën, por, para se të ikte, edhe unë ia futa një të sharë shqip, jo pse nuk e doja, por pse ma ngjiti edhe një vit ters mbi shpatulla e mia, iku (a e ikën) nga kazani ynë, ku mexhlisi i burrave është shndërruar në kuvend kalamajsh. Iku (si duket e ikën pushtetarët aktualë!) nga kazani ynë, ku muhabeti bëhet mbarë e prapë, njësoj si ky shkrim që u brumos së prapthi! “Здраво господа, tungjatjeta zotërinj, merhaba ve selamlar beyler!”- ish veziri juaj, nga Budapesti-Magyars. (koha.mk)