Lionel Messi është këshilluar të largohet nga Paris Saint-Germain dhe t’i bashkohet Barcelonës këtë verë, nga shoku i tij i vjetër i skuadrës, Thierry Henry. E ardhmja e yllit argjentinas është temë e madhe debati në Paris, me spekulimet që vazhdojnë nëse do të qëndrojë apo jo në Francë këtë verë. PSG ka deklaruar vazhdimisht dëshirën për ta mbajtur Messin në “Parc des Princes” dhe për të aktivizuar opsionin e zgjatjes 12-mujore në kontratën aktuale, pavarësisht se Barcelona ka hapur bisedimet me ish-kapitenin e vet.
Thashethemet kanë çuar në zhgënjim në mesin e tifozëve të PSG-së, me pjesë të tyre që bërtisnin dhe fishkëllenin të dielën, ndërsa emri i Messit u lexua përpara ndeshjes së Ligue 1 ndaj Lyon. Tierry Henry u pyet në lidhje me pikëpamjen e tij mbi situatën, si pjesë e rolit të tij si ekspert për ndeshjen ndaj Lyon. Ish-sulmuesi i shquar francez pretendoi se Messi po kritikohet dhe ofendohet padrejtësisht:
“Është e turpshme të dëgjosh fishkëllima ndaj tij në ‘Parce des Princes’. Nuk mund të fishkëllesh një nga lojtarët më të mirë të ekipit, i cili ka 13 gola dhe 13 asiste këtë sezon.
Personalisht, do të doja ta shihja atë ta përfundonte karrierën e tij te Barcelona, në Evropë. Pas kësaj, nuk e di se çfarë do të bëjë. Mënyra se si ai u largua nga Barcelona, pas gjithçkaje që bëri…, nuk më pëlqeu vërtet. Për dashurinë e futbollit, ai duhet të kthehet te Barcelona”. Messi do të presë deri në fund të sezonit për të marrë një vendim për të ardhmen e tij, me PSG-në që ka gjasa të fitojë vetëm titullin në Ligue 1, duke arkivuar një sezoni tjetër të zhgënjimit në Champions League. Kujtojmë se parizienët janë eliminuar qysh në 1/8 finale kundër Bayern Munich.