Prishtinë, 5 tetor – Qytetarët e Kosovës me të drejtë të votimit do të munden nesër (e dielë, 6 tetor) të votojnë në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, përderisa heshtja zgjedhore për subjektet politike të cilët garojnë në këto zgjedhje filloi mbrëmë në mesnatë dhe do të zgjasë deri në mbylljen e vendvotimeve, nesër në orën 19:00.
Fushata zgjedhore për këto zgjedhje të shtata me rradhë, zgjedhje shumëpartiake në Kosovë, filloi më 25 shtator, ndërsa për ndjekje të fushatës zgjedhore dhe të vetë procesit të votimit janë akredituar rreth 33 mijë vëzhgues. Në këtë shifër bëjnë pjesë vëzhguesit nga rradhët e pjesëmarrësve në zgjedhjet në komisionet votuese, përfaqësuesit e organizatave joqeveritare, organizata qeveritare dhe joqeveritare, organizata të specializuara ndërkombëtare të cilat merren me zgjedhjet dhe të drejtat dhe liritë e njeriut, përfaqësues të shteteve dhe mediumeve tjera.
Në zgjedhjet e sivjetme të përgjithshme marrin pjesë 25 subjekte politike të certifikuar nga Komisioni qendror zgjedhor (KQZ), nga të cilat 20 partitë, katër të koalicionit dhe një kandidat i pavarur.
Për 120 vende në Parlamentin kosovar garojnë 1.068 kandidatë.
Të drejtë të votës, sipas listës përfundimtare të votuesve që e publikoi KQZ, kanë 1.937.868 persona, që është për rreth 65 mijë më shumë në krahasim me procesin e fundit zgjedhor në vend – zgjedhjet lokale nga 22 tetori i vitit 2017.
Vlerësim i vëzhguesve të pavarur është se fushata kaloi qetë pa incidente, me shkelje të caktuara të kodeksit zgjedhor, siç është përdorimi i fëmijëve në fushatë, presionet ndaj votuesve të votojnë subjekte të caktuara, vendosja e posterave zgjedhor në vende publike, shfrytëzimi i pozitave publike me qëllim të marrjes së votave, shfrytëzimi i shprehjes ofenduese të kahëzuar kundër konkurentëve politik etj.
Këto zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë do të mbahen prejse në korrik të këtij viti kryeministri Ramush Haradinaj dha dorëheqje të funksionit, ndërsa Kuvendi muajin e kaluar u vetëshpërnda.