Higuain është kthyer të shënojë me Juventus-in: dy gola në dy ndeshjet e fundit (në Champions dhe kundër Atalanta-s), por Sampaoli e ka përjashtuar përsëri nga lista e të grumbulluarve për kombëtaren e Argjentinës. Ndërsa janë pjesë e kësaj liste “italianët” Icardi, Dybala, Papu Gomez, Biglia dhe Pezzella. Ashtu si Messi, Benedetto, Romero, Gago, Paredes, Banega. Mungon Aguero për shkak të dëmtimit në brinjë të pësuar nga aksidenti i pësuar në ditët e kaluara.
“Seleccion” do të përballet me Perunë, të premten më 6 tetor, në një ndeshje vendimtare për një vend në Rusi 2018-të. Të dy ekipet, në fakt, duhet të fitojnë për të siguruar një nga katër vendet e grupit të Amerikës së Jugut që garanton kalimin direkt në Kupën e Botës. Argjentina është në vendin e pestë, me 24 pikë, po aq sa Peru, por kjo e fundit janë në vendin e katërt për shkak se ka fituar një ndeshje më shumë. Grupi kryesohet nga Brazili, që e ka siguruar kualifikimin, ndërsa vendi i dytë dhe i tretë mbahen respektivisht nga Uruguai dhe Kolumbia me 27 dhe 26 pikë.