Keni dëgjuar ndonjëherë për hirrën? Hirra është një lëng i cili përftohet pasi është bërë djathi. Për të bërë 1 kilogram djathë na duhen 10 litra qumësht, ku 9 prej të cilave janë hirrë. Pikërisht ky lëng që kur kullon qartësohet dhe që e quajnë magjik. hirrën e krahasojnë me qumështin e gjirit për vlerat e jashtëzakonshme që ka dhe studimet e para për të janë bërë në fillim të shekullit 20.
Pionieri i kërkimeve për sistemin imunitar, Élie Metchnikoff, njëkohësisht fitues i çmimit Nobel në Psikologji e Mjekësi më 1908, e ka vlerësuar së tepërmi futjen në dietën e përditshme të hirrës. I quajtur ndryshe “Babai i imunitetit mes natyrales”, Metchnikoff ka thënë se hirra ka një efekt të pakrahasueshëm në sistemin gastrik. Jetëgjatësia dhe mosprekja e banorëve të Kaukazit nga turberkulozi dhe tumoret, i atribuohen pikërisht konsumimit të hirrës nga kjo popullsi. Hirra mund të përdoret si nga të rriturit ashtu edhe nga fëmijët. Të vegjëlve, për t’i mbuluar atë efektin që më krijonte dhe mua për së vogli i përzjehet me lëngje frutash.