Me sy magjepsës, por me pamundësinë për të qeshur. Tayla ka lindur me një sëmundje jashtëzakonisht shumë të rrallë. Nuk mund të qeshë, por kjo nuk e pengoi të bëhej modelja që ëndërronte. Tayla Clement është 25-vjeç dhe është nga Zelanda e Re.
Ajo e ka kaluar gjithë jetën e saj në pamundësi për të lëvizur sytë nga e majta në të djathtë, të shprehet me vetulla apo të lëvizë buzën e sipërme. Tayla ka lindur me sindromën Moebius, një çrregullim i rrallë neurologjik që dobëson ose paralizon pjesërisht muskujt e fytyrës përgjegjës për kontrollin e shprehjeve dhe lëvizjeve të syve.
Gjendja e Tayla-s e bëri atë objektiv talljeje gjatë viteve të shkollës. Ajo dëshironte një ‘buzëqeshje normale’, por mësoi të përqafonte veçantinë e saj teksa rritej. Tayla beson se ajo ka ‘lindur për t’u dalluar’ dhe ka mbrojtur njerëzit me aftësi të kufizuara, duke promovuar gjithëpërfshirjen dhe pozitivitetin e trupit. Pavarësisht sfidave të saj, shpirti i palëkundur dhe qëndrimi pozitiv i Tayla-s mund të na frymëzojë të gjithëve.
Por rrugëtimi i saj drejt dashurisë për veten nuk ishte i lehtë. Me mbi 30 mijë ndjekës në Instagram, udhëtimi i Tayla-s nuk ka qenë një shëtitje në park. Përmes të gjitha vështirësive të saj, Tayla zbuloi thirrjen e saj të vërtetë: të binte në sy dhe të ndikonte pozitivisht në botë. Sindroma dhe paaftësia e saj për të buzëqeshur i kanë dhuruar një perspektivë unike që tashmë ka frymëzuar dhe prekur shpirtra të panumërt.
Në moshën 12 vjeçare, Tayla iu nënshtrua një operacioni korrigjues që ndryshoi jetën për të rivendosur disa lëvizje vullnetare në fytyrën e saj. I quajtur ‘operacioni i buzëqeshjes’, procedura përfshinte transplantin e indeve të buta nga kofsha e saj në të dy anët e fytyrës.
Qëllimi ishte t’i jepej aftësia për të shtrënguar gojën e saj në një mënyrë që i ngjante një buzëqeshjeje. Por, pavarësisht nga operacioni rraskapitës 8-orësh, ai rezultoi i pasuksesshëm. Megjithatë Tayla nuk u dorëzua. U bë modele për një organizatë që përfshin njerëz të ndryshëm të komuniteteve apo ata që përfaqësojnë shtresa vulnerabël.