Pronari i skuadrës izraelite Beitar Jerusalem, e njohur për qëndrimet e forta të tifozë të saj kundër arabëve, ka njoftuar së fundmi se përkatësia fetare nuk do të jetë më një kriter për rekrutimin e futbollistëve të rinj, duke pranuar se mund të marrë edhe futbollistë arabo-izraelianë. Beitar Jerusalem, që ka fituar 6 tituj në kampionatin vendës, i ka rrënjët në historinë e të djathtës nacionaliste izraliane dhe nuk kishte pranuar kurrë më parë që në organikë të kishte lojtarë me komunitetit arab, që përfaqëson 17.5% të popullsisë. Arabo-izraelianët janë të fesë myslimane, ose katolikë kristianë. “Beitar nuk është një klub racist. Nga sot, feja nuk është faktor në përzgjedhjen e futbollistëve”, deklaroi në një konferencë për shtyp Hogeg Moshe, një sipërmarrës që e ka blerë klubin javët e fundit. “Të mos marrësh futbollistë vetëm për faktin se mund të jenë arabë është një formë racizmi”.