Në 1940, kur ushtria e Gjermanisë përgatitej të pushtonte Francë nga kodrat e Ardennes, komandantët përballeshin me një problem serioz: lodhjen dhe ezaurimin. Ushtarët mezi mund të luftonin forcat Aleate dhe të kalonin malet brenda ditës, ndërsa natën kur duhet të pushonin mbeteshin të pambrojtur.
Prandaj komandantët nisën të shpërndanin tableta Pervitin, që ishte versioni nazist i kristalit të metamfetaminës, të cilën ushtarët duhet ta merrnin një here në ditë, ose dy herë natën sipas nevojës.
Strategjia e nazistëve duket se po funksiononte, shkruan Norman Ohler në një libër të tij mbi epokën, ku detajohet sesa integrale ishin drogat për suksesin e regjimit nazist.
“Pa droga s’kishte pushtime,” thotë Ohler. “Kjo i bënte ata të aftë të qëndronin zgjuar për tre ditë e tri netë rresht. Rommel [i cili më vonë drejtonte divizionet e pander-ave gjermanë] dhe komandantët e tjerë të tankeve ishin të droguar rëndë—por pa tanket, ata sigurisht që nuk do të kishin fituar betejat.”
Por kjo solli dhe tërheqjen madhore.
“Të gjithë e kanë përshkruar shëndetin e keq të Hitlerit në ditët e fundit të tij [në bunkerin Führerbunker në Berlin] … por për këtë nuk kishte shpjegime. Ishte sugjeruar se Fuhrer-i vuante nga sëmundja e Parkinson, por për mua ishte e qartë se kishte të bënte me humbjen, ai po humbiste luftën dhe ndoshta duhet të linte edhe drogat”, tha Ohler./SotNews