Dje bënte ftesë publike përmes rrjeteve sociale, që dikush në botë t’i përgjigjej sfidës për t’u ndeshur me të. Dhe nuk ka vonuar, përgjigjia i ka ardhur nga Kosova. Sajad Gharibi, i njohur si Hulk-u iranian, e ka tashmë një kundërshtar potencial, që është gati të dyluftojë me të. Ai është Bujar Muli nga Vushtrria, i cili njihet si Hulk-u kosovar, njeriu më i fortë në shtetin më të ri të Ballkanit. Gjiganti nga Kosova ia ka shkruar me koment në statusin e djeshëm Hulk-ut iranian se është gati ta sfidojë kurdo dhe kudo.
Sajad Gharibi, i njohur gjerësisht si Hulk-u iranian, dërgoi një mesazh përmes postimit të tij të fundit në Instagram: “Jini të guximshëm dhe dyluftoni për të fituar ndaj meje, në vend që të fshiheni pas sponsorëve. Jam gati të luftoj me ju, më tregoni se çfarë keni për të thënë në ring”.Pra, ky personazh i bërë “viral” me trupin e tij muskulor, thoshte se nuk mund të gjejnë një rival për t’u përballur.
Në mesin e kandidatëve për një duel me të janë konsideruar emra si Brock Lesnar në ËËË, apo Khabib Nurmagomedov në formatin UFC, por sfiduesi ka dale nga Kosova. Si duket, fakti se ka 418.000 ndjekës në Instagram, e ka ndihmuar Hulk-un iranian për të gjetur kundërshtar. Ai është 1.88 metra i gjatë dhe peshon 180 kg.
Të gjitha shpenzimet e karrierës janë menaxhuar prej tij, jo nga sponsorët. “Unë jam një qytetar iranian, me vlerat e arsimimit të një familjeje persiane”, – thotë Gharibi, që po kërkon një ndeshje për të hedhur hapin e tij të madh në botë. A do ta pranojë duelin me Hulk-un kosovar? Mbetet të shihet. Bujar Muli e ka sfiduar publikisht…