Uashington, 27 korrik – Ndryshimi i klimës ndikon edhe në numrin e vetëvrasjeve, tregon studimi më i ri i punuar nga Universitetit Stenford i Kalifornisë.
Shkencëtarët paralajmërojnë se ndryshimet klimatike mund të ndikojnë në numrin e vetëvrasjeve njëjtë si edhe recesioni ekonomik. Në hulumtim janë krahasuar rritja e temperaturës dhe rastet e vetëvrasjeve në mbarë SHBA-në dhe në Meksikë në disa dekadat e fundit. Rezultatet tregojnë se megjithatë ekziston ndonjë lidhje midis ndryshimeve klimatike dhe vetëvrasjeve.
Deri tani nuk është hulumtuar lidhja midis shëndetit mental dhe ngrohjes globale.
Me hulumtimin janë përfshirë edhe variacionet sezonale, niveli i varfërisë, madje edhe lajmet për vetëvrasje të personaliteteve të njohura, për shkak se disa persona do të mund ta ndjekin të njëjtin shembull.
Shkencëtarët zbuluan se periudhat më të ngrohta çojnë drejt numrit më të madh të vetëvrasjeve, pa e marrë parasysh pasurinë dhe klimën e zakonshme në një pjesë të caktuar të vendit.
Edhe krahas asaj që hulumtimet nuk mund ta dëshmojnë lidhjen shkaktuese midis numrit të rritur të vetëvrasjeve, megjithatë tregojnë “dinjitet të jashtëzakonshëm” në periudhë më të gjatë kohore dhe në rajonin më të gjerë.
Hulumtimi është realizuar edhe në Indi, sipas të cilit pothuajse 60.000 vetëvrasje në 30 vitet e fundit mund të lidhen me ndryshimet klimatike.
Me hulumtimin janë përfshirë edhe më shumë se 60 milionë mesazhe në Twiter, me ç’rast është zbuluar se përdorimi i fjalëve depresive si “i vetmuar”, “në depresion” dhe “i bllokuar” kanë qenë të shpeshtuara me rritjen e temperaturës.
Kjo sugjeron se mirëqenia mentale përkeqësohet gjatë periudhave të ngrohta: Hulumtuesit theksojnë se ndoshta ndodhë sepse kur trupi ftohet gjatë vapës, qarkullimi i gjakut në tru ndryshon.