Gostivar, 30 shtator – Sot rreth orës 14.30 në rrugën Gostivar-Kërçovë, në dalje të qytetit të Gostivarit, motoçikleta e tipit “Yamaha” pa regjistrim, të cilën e ka drejtuar 25-vjeçari me iniciale H.A nga fshati Zdunjë, është përplasur me rimorkion e traktorit të tipit Ursus gjithashtu pa targa, të cilin e ka drejtuar 26-vjeçari me iniciale SH.A nga fshati Raven, shkruan gazeta KOHA.
Nga ky aksident, motoçiklisti me inicialet H.A për pasojë ka marrë lëndime të rënda trupore, të cilave iu është nënshtruar në vendin e ngjarjes dhe ka ndërruar jetë, ndërsa vdekjen e tij e kanë konstatuar mjekët e Ndihmës së Shpejtë, të cilët menjëherë kanë arritur në vendin e ngjarjes.
“Në rrjedhë janë hetimet të cilat udhëhiqen nga prokurori publik në bashkëpunim me pjesëtarët e policisë nga stacioni policor i Gostivarit, dhe po punohet në zbardhjen e shkaqeve dhe të gjitha detajeve të tjera që ndërlidhen me aksidentin në fjalë, njofton zëdhënësi i Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë, Fatmir Rexhepi. (koha.mk)