Jadon Sancho nuk po kalon moment të mire te Borussia e Dortmundit. Talenti anglez është ndëshkuar sërish nga klubi për një vonesë në stërvitje, ndërsa ndaj Barçës nuk e nisi titullar sfidën. Një situatë e tillë ka shtuar zërat e rikthimit të talentit në Premier League, por për drejtorin sportiv, Michael Zorc, nuk do të ketë asnjë lëvizje në merkaton e janarit.
Ai deklaroi se rregullat e brendshme të klubit duhen zbatuar nga të gjithë dhe sa i përket Jadon Sanchos u shpreh me siguri se lojtari nuk ka shfaqur pakënaqësi apo kërkesë për t’u larguar në janar.
19-vjeçari ka një kontratë deri në vitin 2022 me Dortmundin dhe nuk pret ta rinovojë, ndaj në verën e ardhshme janë më të mëdha shanset që ai të largohet nga Bundesliga.