Agjencia e Kryesore e Hetimit e Indisë thotë se një gjykatë në shtetin verior Haryanae ka shpallur vendimin për burgosjen me 20 vjet të udhëheqësit të vetëshpallur fetar të një sekti të krishterë Ram Rahim Singh për akuzën e përdhunimit.
Autoritetet thonë se nuk ka pasur dhunë në shtet që nga shpallja e dënimit dhe se ata kanë bërë arrestime në lidhje me zjarrvëniet dhe do t’i ndjekin penalisht përgjegjësit.
Raportohet se të paktën 28 veta u vranë dhe mbi 250 të tjerë u plagosën të premten e kaluar pas shpërthimit të dhunës që shpërtheu në shtetin Haryana. Figura e diskutueshme fetare pohon se ka 50 milionë ndjekës dhe drejton një perandori shpirtërore.