Nuk pranoni që e dashuri ta braktise për tu martuar me një tjetër, në shenjë hakmarrje vajza i pret organet gjenitale. Irshad ishte takuar me të dashurën e tij në një hotel në Kattipuram të Indisë, por kur ai i tha asaj se duhej të ndahej sepse së shpejti do martohej me një tjetër, mes tyre lindi një sherr i dhunshëm. Sipas asaj që raporton Metro, gruaja nuk arrinte ta pranonte idenë e braktisjes dhe për pasojë i preu organet gjenitale. Alarmi është dhënë nga klientët e hotelit, që dëgjuan britma të forta. Irshad u dërgua në spital me plagë të rënda, por mjekët mundën që t’ia shpëtonin organet pas një ndërhyrje që zgjati 8 orë. Gruaja u arrestua dhe pritet që të merret në pyetje në lidhje me atë që ka ngjarë.