Sulmuesi i shquar holandez, Robin van Persie, u përball me disa nga mbrojtësit më të mirë në futbollin botëror, gjatë karrierës së tij, sidomos kur luante për Arsenal dhe Manchester United. Që nga Sergio Ramos i Real Madridit e deri te Gerard Pique i Barcelonës, mes shumë e shumë të tjerëve, duke përfshirë Nemanja Vidic dhe Rio Ferdinand, marrin vlerësime të larta nga Van Persie. Megjithatë, dy prej tyre i ka përzgjedhur si mbrojtësit më të mirë, kundër të cilëve ka luajtur: Vidic dhe Ferdinand.
“Ishte një dyshe, Nemanja Vidic dhe Rio Ferdinand”, – tha ai, kur u pyetën për mbrojtësit më të fortë, që ka pasur kundërshtarë në fushën e blertë. Sulmuesi i shquar, që ka dalë në “pension” tashmë, ka një katalog golash të mëdhenj, që i ka shënuar në karrierë, ndër të cilët evidenton tre prej tyre: “Kur luaja me Arsenalin, veçoj golin kundër Charlton, në transfertë. Me fanellën e Manchester United, golin kundër Aston Villa. Me ekipin kombëtar, golin me kokë kundër Spanjës”.