Deti i St.Tropez lan mega-jahtin, në të cilin Zlatan Ibrahimovic po kalon këtë periudhë pushimesh verore, por pa humbur asnjë ditë të vetme stërvitore. Bisedimet mes Milanit dhe Mino Raiolës janë gati për “tym të bardhë”, i cili do të njoftojë rinovimin e kontratës. Menaxherët e Milanit i kanë “vendosur në pjatë” një ofertë shumë të rëndësishme, e cila i pëlqen Ibrahimovicit. Ajo pret të kompletohet edhe me disa bonuse. Gatishmëria e palëve për të vazhduar së bashku ishte determinuese për t’i tejkaluar të gjitha pengesat. Që në shkurt, para se të pushohej nga puna Zvonimir Boban, suedezit i ishte propozuar me forcë zgjatja e kontratës, por kontaktet e përparuara me Ralf Rangnick, i cili nuk i kishte dhënë dritën jeshile qëndrimit të 38-vjeçarit, bënë që gjërat të ndërlikoheshin. Boban u largua, por ishte Maldini, personi që sponsorizoi rinovimin e Ibrës deri në nivelet më të larta të menaxhmentit dhe pronarëve kuqezinj.
Pas rreth gjashtë muajsh, palët janë gati të rinovojnë. Zlatan, i cili asnjëherë nuk hezitoi t’ia thotë kritikat në fytyrë Gazidis, u bë një lojtar thelbësor i 4-2-3-1 të Pioli. Ai karikoi shokët e skuadrës dhe, mbi të gjitha, e shtyu Milanin përpara me 10 goladh e 5 asiste. Të gjitha nga janari deri në gusht. Në 48-72 orët e ardhshme pritet të mbyllet gjithçka, rinovimi të bëhet zyrtar. Juristët e Milanit dhe Ibrahimovic janë duke hartuar marrëveshjen për një kontratë disi të ndërlikuar. Paga bazë duhet të jetë rreth 5.5-6 milionë euro, çka do ta bëjë suedezin lojtarin më të paguar në skuadër, në skuadër, ose i barabartë vetëm me Gigio Donnarumma. Por, përveç pjesës fikse, një skenë shpërblimesh hyjnë në skenë, që tashmë ishin të pranishme në marrëveshjen e deridjeshme. Ato kanë vlerë nëse Milani kualifikohet në Ligën e Kampionëve (përmes kampionatit, ose duke fituar ligën e Europës).
Po kështu, shpërblime do të parashikohen për Ibrën në varësi të numrit të golave që do të shënojë, sa prej tyre do të jenë vendimtarë në ndeshje dhe pikët e grumbulluara etj. Një seri opsionesh mund të aktivizohen si bonuse, disa më të lehta dhe të tjera më të vështira, të cilat mund t’i japing Zlatanit gati një milion euro më shumë, nëse do të përmbusheshin të gjitha.