Ish-sulmuesi i Chelsea-t Adrian Mutu thotë se marrëdhënia e Jose Mourinho-s me Zlatan Ibrahimovic është ftohur. Zlatan Ibrahimovic nuk është i dëmtuar por po lihet jashtë skuadrës nga trajneri i Manchester United, pretendon Mutu. Ibrahimovic është dënuar nga dëmtimet këtë sezon, dhe pritet të largohet në fund zë sezonit me LA Galaxy që thuhet të jetë kandidati për firmën e suedezit. Ai është rikthyer në shkurt në stërvitjen e United, por Mutu mendon se marrëdhënia e ftohur me Mourinho-n e ka lënë jashtë skuadrës dhe jo forma fizike.
“Mourinho-s nuk i intereson paraqitja, por vetëm rezultati,” shprehet Mutu për Telekom Sport Romania. “Kam informacion se Ibrahimovic nuk është i dëmtuar, ai thjeshtë është ftohur me Mourinho-n,.”
Vetë Mutu ka eksperiencë të ngjashme me Mourinho-s gjatë periudhës së shkurtër që ishin te Chelsea. Ish-sulmuesi pati një përplasje me Mourinho-n për shkak të formës së tij fizike në prag të 2006.