Sulmuesi Mauro Icardi është i vendosur për të qëndruar në Inter, raporton gazetari Gianluca Di Marzio, transmeton zeri.info, përcjellë gazeta KOHA. Klubi ia ka bërë të ditur argjentinasit se nuk ka vend për të në skuadër, por Icardi dëshiron të qëndrojë pavarësisht këtij fakti.
Icardi insiston se dëshiron të qëndroj në skuadër për shkak se nuk është i hapur për ndonjë transferim momentalisht. Juventusi ishte raportuar se është i interesuar për argjentinasin, derisa edhe Napoli ishte vënë në ndjekje të lojtarit. Por, siç duket Icardi do të mbetet te Interi.