Mauro Icardi dhe Wanda Nara kanë javë të tëra që kanë pushtuar faqet e para të gazetave dhe sajteve sportive; që nga momenti kur sulmuesit argjentinas iu hoq shiriti i kapitenit.
Icardi nuk ka luajtur që prej 9 shkurtit, me negociatat që vazhdojnë mes drejtuesve të klubit dhe Wanda për të ardhmen e tij.
Në episodin më të fundit të sagës, Wanda mesa duket ka vendosur të “spastrojë” profilin e sa të Instagram dhe i ka bërë “unfollow” burrit të saj Mauro Icardi.
Inter ka bërë progres në çështjen e Icardi-t teksa sulmuesi është rikthyer në stërvitje; doktori i klubit Volpi ka dhënë OK e tij duke e deklaruar të aftë për të luajtur.