mazhi i “pashlyeshëm” i senatorit të Vermontit, Bernie Sanders, jo vetëm që u bë viral kudo në botë në të ashtuquajturat “meme”, por ndër të tjera ka çuar edhe në rritje masive të xhiros së markave që ai mbante veshur gjatë inaugurimit të presidencës Biden.
Burton Snowboards, kompania që bëri xhupit që senatori veshi në inaugurimin e Joe Biden, tha se faqja e saj e internetit është mbingarkuar nga vizitorët ditëve të fundit.
Shitjet e xhaketës Edgecomb janë më shumë se dyfishuar që pasi fotoja e Bernie-t u bë virale, madje, ngjyra specifike e veshur nga Sanders është shitur.
Ndërsa kompania Burton menaxhonte kërkesën për xhupa si të Bernie-t, gruaja që stiloi dorezat e senatorit u “mbyt” gjithashtu nga kërkesat e konsumatorëve.
Jen Ellis, mësuesja e Vermontit që i dhuroi Sanders dorezat vite më parë, u tha blerësve se të gjitha dorezat ishin shitur tashmë.