Edhe gjatë kohës së pandemisë në Maqedoni, shtigjet e refugjatëve të ardhur nga shtetet e Lindjes së Mesme, nuk u mbyllën asnjëherë. Sipas të dhënave zyrtare të organeve të rendit vetëm gjatë muajit qershor janë zbuluar mbi 200 imigrantë ilegal. Shqetësuese është fakti se pjesë e këtyre grupeve janë edhe persona të mitur
Omer XHAFERI
Shkup, 28 qershor – Pandemia me Kovid-19 i mbylli kufijtë e Maqedonisë së Veriut, por jo edhe për imigrantët të cilët vazhdimisht futen ilegalisht nga kufiri jugor me Greqinë. Grupe të ndryshme imigrantësh gjatë gjithë periudhës sa ishin në fuqi masat restriktive për kufizim të lëvizjes së qytetarëve të vendit nuk kanë reshtur së qarkulluari përgjatë rutës që shpie nga Gjevgjelia, përgjatë Velesit, e drejtë në Kumanovë, me qëllim final që të arrijnë në Serbi. Një tendencë e tillë nuk ka pushuar as gjatë ditëve të kaluar. Sipas të dhënave zyrtare të organeve të rendit vetëm gjatë muajit qershor janë zbuluar mbi 200 imigrantë ilegal. Shqetësuese është fakti se pjesë e këtyre grupeve janë edhe persona të mitur, respektivisht fëmijë. I tillë është rasti i hënës kur policia e shtetit arriti të kap një grup prej 12 imigrantësh, të cilën vinin nga Bangladeshi, e që me vete kishin edhe gjashtë persona të mitur.
Udhërrëfyes, gjegjësisht trafikant i këtij grupi sipas MPB-së, është një 26 vjeçar nga Shkupi, i cili pas aksionit policor është arrestuar dhe me vendim të gjykatës i është shqiptuar masa e paraburgimit. “Në rrugën magjistrale Shtip-Veles te vendi i quajtur ‘Delinska pruga’, nga ana e nëpunësve policor nga Stacioni Policor në Sveti Nikollë, është ndaluar një automjet ‘Porshe kaen’, pronë e B.D nga Shkup. Gjatë bastisjes së automjetit është konstatuar se aty qëndrojnë 12 imigrantë nga Bangladeshi”, thuhet në njoftimin e policisë së shtetit.
Në bazë të përshkrimeve të ngjarjeve dhe rrethanat se si zhvillohet trafikimi i imigrantëve nuk mund të mos vërehet fakti se trafikuesit shpesh herë për transportin e imigrantëve përdorin automjete shumë herë më të vogla se sa numrin e personave që i bartin. Shembull i fundit është vetura “Porshe kaen”, e cila sipas hapësirë që ka maksimum mund të ulen pesë persona. Ndërkohë, në këtë rast bëhet fjalë për trafikimin e 12 imigrantëve. Megjithatë, ka raste kur përdoren furgon dhe maune, me qëllim transportin e numrit më të madh. Gjatë muajit qershor MPB-ja, sipas të dhënave zyrtare zbuloi dy raste të tilla.
“Me 22 qershor rreth orës 19:00, në rrugën rajone Valandovë-Strumicë, në hyrje të Strumicës nëpunësit e SPB Strumicë, kanë vërejtur një automjet ‘Iveko Dejli’, me targa të Shkupit, për të cilën paraprakisht kanë pasur të dhëna se kanë transportuar imigrantë, me çka shoferi është ndaluar dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Në këtë automjet janë zbuluar 64 imigrantë nga Bangladeshi’, thonë nga MPB.
Numri më i madh i imigrantëve të kapur gjatë këtij muaji ndodhi me 10 qershor, kur në autostradën Gjevgjeli-Shkup, u zbulua një automjeti ngarkues “man”, në të cilën ishin vendosur 142 emigrantë. Ky automjet me targa të Bullgarisë, ishte drejtuar nga dy banor të Gjevgjelisë dhe ndaj të njëjtëve Prokuroria Publike ka parashtruar kallëzime penale. Ndryshe, sektori civil i angazhuar për monitorimin e respektimit të lirive dhe të drejtave të njeriut në procedurat e iniciuara nga prokuroria para gjykatave të vendit ka konstatuar se ndër arsyet me të shpeshta pse shqiptohet masa e paraburgimit është pikërisht për kryerjen e veprës penale “trafikim të imigrantëve”. (koha.mk)