Uashington, 4 gusht – Në orën një pas mesnate sipas kohës lokale në qytetin amerikan Dejton ndodhi një incident i armatosur në të cilin humbën jetën së paku 10 njerëz, transmeton KOHA.
Sipas mediave amerikane ende nuk dihet numri i personave të lënduar.
Incidenti ndodhi vetëm disa orë prejse El Paso djalosh 21 vjeçar vrau 20 njerëz dhe plagosi 26 të tjerë prejse hapi zjarr në një dyqan në “Uolmart”. (koha.mk)