Nju-Delhi, 11 qershor – Autoritetet indiane përgatisin evakuim të 300.000 njerëzve në bregun perëndimor, sepse pritet ciklon i fuqishëm të enjten në shtetin Guxharat.
Stuhia Vaju, nga Deti Arab, me siguri do të vijë në Guxharat me erë me shpejtësi edhe deri në 135 kilometra në orë, kumtoi Enti meteorologjik indian, pwrcjellw KOHA.
Në kumtesë paralajmërohet se cikloni mund të anulojë avancimin e monsunit vjetor në pjesën tjetër të Indisë, sepse stuhia do t’i shpërndajë retë mbi det.
Kryetari i Qeverisë së Guxharatit, Vijai Rupani deklaroi se ka kërkuar ndihmë nga ushtria dhe nga forcat nacionale për përgjigje të katastrofave, nëse stuhia shkakton shkatërrime në përmasa të mëdha.
Në Guxharat janë të sistemuara numër i madh i rafinerive dhe porteve detare, të cilat me siguri do të përfshihen nga stuhia. (koha.mk)