Në minutën e fundit të ndeshjes mes Vissel Kobes dhe Shimizu S-Pulse, që përfundoi me rezultat 3-3, lojtarët e dy skuadrave u përleshën mes vete dhe ish-mesfushori legjendar i Barcelonës, Andres Iniesta, tentoi t’i ndajë atë.
Spanjolli tentoi t’i ndajë lojtarët, duke i shtyrë bashkëlojtarët e tij prapa, mirëpo Lukas Podolski nuk mund ta kontrollonte veten dhe pati një përleshje fizike me një nga kundërshtarët e tij, transmeton Gazeta Express.
Vissel e kishte marrë epërsinë përmes golit të shënuar nga Naoyuki Fujita, pas që Yosuke Kawai e kishte barazuar rezultatin për Shimizun. Për më tepër, Iniesta ishte protagonist në këtë ndeshje edhe përmes asistimit të golit së Kyogo Furuhashit.
Hirotaka Mita e thelloi rezultatin në 3-1 për vizitorët, para se Douglas ta ngushtonte këtë epërsi në minutën e 87-të të ndeshjes.
Kur po afrohej përfundimi i ndeshjes, një harkim nga korneri i Shimizus rezultoi me një gol të shënuar nga portieri i ekipit nikoqir, Yuji Rokutan, 14 minuta pasi kishte përfunduar koha e rregullt e ndeshjes.
Pas këtij goli pasoi një kaos total dhe futbollistët filluan të përleshen. Gjatë kësaj kohe, Iniesta tentoi ta merrte rolin e paqeruajtësit, duke i ndarë lojtarët.
Lukas Podolski and Andres Iniesta were caught up in ugly scenes at the end of a J-League thriller. pic.twitter.com/3jOcEz7niX
— ESPN FC (@ESPNFC) November 25, 2018