Shkup, 30 shtator – Kryetarja e Shoqatës “Inkluziva” Bllagica Dimitrovska në konferencë të përbashkët për shtyp me “Civil”-in deklaroi se edhe për referendumin ka probleme me realizimin e të drejtës së votës të personave me pengesa në zhvillim, pasi vendvotimet nuk janë të qasshme. “Për herë të parë ‘Inkluziva’ është e akredituar me 40 vëzhgues, të cilët janë të sistemuar në 18-të qytete në Maqedoni. Kujdesemi që të sistemohen njëlloj në mjedise rurale dhe urbane dhe të përfshihen në të gjitha rajonet”, tha Dimitrovska.
Informoi se rreth 82 për qind nga vëzhguesit e Shoqatës janë persona me pengesa në zhvilim, ndërsa të tjerët janë të afërm të tyre. Ajo potencoi se në mëngjes, gjatë votimit në referendum, një vëzhgues i “Inkluziva”-s nga ana e një përfaqësuesi të MPB-së u pengua të hyjë në vendvotime. Pas 15 minutave iu lejua hyrja. “Ka disa persona të cilët nuk kanë qenë në listën zgjedhore. Supozojmë si Shoqatë se ndërkohë janë fshirë nga lista, që do të thotë diskriminim i paparë në shtetin tonë”, tha Dimitrovska.