Sipas mediave italiane, Inter i ka dërguar menaxherit të Lautaro Martinez propozimin për rinovimin e kontratës. Një propozim që do të shoqërohet edhe më një rritje të ndjeshme të rrogës.
Aktualisht, sulmues argjentinas arkëton rreth 6 milionë euro në sezon, por propozimi është për të shkuar në 7.5 milionë euro. Ndërkohë që, kjo shumë do të rritet edhe më tej me bonuset e ndryshme, duke shkuar në 8 milionë euro në sezon.
Objektivi i skuadrës zikaltër është që Lautaro Martinez të nënshkruajë një kontratë deri në vitin 2028, ndërkohë që ajo aktuale skadon në vitin 2026. Klubi po punon që marrëveshja të mbylklet brenda dhjetorit.