Mesfushori i Romës, Ragja Nainggolan ka arritur marrëveshjen me gjigandët e Serie A, Inter. Nainggolan është përfolur kaq shumë gjatë kësaj kohe për kalimin e tij tek Interi. Roma është treguar e gatshme për ta shitur mesfushorin e shumë kërkuar nga zikaltrit. Duket se belgu nuk është shumë i lumtur që klubi i tij dëshiron ta shesë me forcë, pasi vetë mesfushori nuk dëshiron të largohet. Sipas raportimit të “Tuttosport” Interi e ka arritur tashmë marrëveshjen me Romën dhe se mesfushori pritet që në fillim të muajt korrik ti nënshtrohet testimeve mjekësore. Interi do ti paguaj 35 milion euro plus futbollistin Nikolo Zaniolo Romës për Nainggolan. Në anën tjetër sugjerohet se Nainggolan do të veshë fanellën me numër 22, por në stilin e Ivan Zamoranos, me një plus në mes. Kjo për shkak se numri i zakonshëm i belgut është 4-a që është tërhequr nga Inter pas largimit të Havier Zanettit., dhe numrin 44 e ka Ivan Perishiç.