Gjigantët e Serie A, thuhet se ende po ëndërrojnë të nënshkruajnë me yllin e Barcelonës, Ivan Rakitic në afatin kalimtar të transferimit në verë. Kroati ka një kontratë me Barcelonën deri në verën e vitit 2021 dhe thuhet se pala spanjolle nuk do të ripërtërijë marrëveshjen e tij, shkruan GazetaBlic, përcjell gazeta Koha. Kjo do të thotë se ata do të duhet të ‘heqin qafe’ atë në verë për të fituar vlerën maksimale me rritje çmimi. “La Repubblica” deklaron se ëndrra e Interit është që Rakitic të luajë për ta, ndërkaq shuma më e madhe që mund ta paraqes skuadra e Interit për Rakitic është vetëm 40 milionë euro.