Në pritje të atij mes “të mëdhenjve”, që do të luhet 15 tetorin e ardhshëm, Inter ka fituar derbin e parë të sezonit. Në Solbiate Srno, shtëpia e Milan-it të Ivan Gattuso, të rinjtë e Stefano Vecchi-t kanë fituar 3-0, me Jens Odgaard që ka qenë protagonisti absolut. Në fakt, ka qenë ai autori i tre golave që i kanë shkaktuar kushërinjve humbjen e dytë radhazi në kampionatin e të rinjve.
Paraqitja e madhe e bërë kundër Milan ka treguar të gjithë cilësitë e këtij 18-vjeçari. Falë shtatlartësisë së tij (188 cm) arrin të bëjë edhe rolin e spondës, por duhet të përmirësohet akoma fizikisht. Tek Inter janë të sigurt: Odgaard mund të bëhet shumë i fortë. Mundësitë për t’u përmirësuar janë shumë të mëdha dhe, si Ausilio, ashtu edhe Sabatini, janë të sigurt se shumë shpejt do të kenë në ekip një sulmues shumë të çmuar. E di mirë edhe Luciano Spalletti, i cili ka mbetur i befasuar nga cilësitë e lojtarit në fillimin e sezonit, kur ka shkuar ta ndjekë në stërvitje. Sot, Inter e konsideron Odgaard të pashitshëm, ndërsa vitin e ardhshëm do të vlerësohet mundësia për ta huazuar që të fitojë eksperiencë.
Odgaard, për momentin, stërvitet nën vëzhgimin e ekspertit Stefano Vecchi, veçanërisht në pritje të Youth League, ku trajneri zikaltër kërkon ta shohë si protagonist. Është një vitrinë e rëndësishme dhe danezi do të kërkojë të tregojë se “The Guardian” nuk ka gabuar kur e ka përfshirë atë në listën e 50 lojtarëve më premtues të lindur në 1999-ën dhe në vazhdim.