Këshilli i gjykatës supreme të Irakut ka lëshuar fletë-arrest për zëvendës presidentin kurd Kosrat Rasul. Zëvendës presidenti është akuzuar për shqetësim të trupave irakiane gjatë rimarrjes së qytetit të Kirkuk-ut. Deri tash nuk dihet nëse zëvendës presidenti është arrestuar apo jo. Policia e shtetit është vënë në kërkim të tij.