Dubai, 15 shtator – Ministria iraniane e Punëve të Jashtme i ka hedhur poshtë akuzat e SHBA-së se qëndron pas sulmeve mbi stacionet e naftës në Arabinë Saudite, duke i vlerësuar si pjesë nga politika e Uashingtonit të “gënjeshtrave të mëdha”.
Zëdhënësi i MPJ-së iraniane, Abas Musavi, deklaroi se Uashingtoni zbaton politikë të “presionit maksimal” ndaj Iranit, por për shkak të mossuksesit të vet, tani shërbehet ne “gënjeshtra maksimale”, transmetuan mediumet amerikane.
Sulmet e djeshme të fluturakeve pa pilot të kryengritësve jemenë Huthi ndaj stacionit më të madh për përpunimin e naftës dhe një fushë të madhe nafte në Arabinë Saudite ka ndikuar në suspendimin e përkohshëm të prodhimit të naftës në lokacionet Abkaik dhe Hurais.
Presidenti amerikan Donald Tramp pas sulmeve e ka ftuar trashëgimtarin saudit të fronit Salman dhe ia ka shprehur përkrahjen amerikane.