Strumicë, 12 dhjetor 2018 (MIA) – Ish kryetari i Komunës së Novo Sellës, Boro Stojçev, në vend të gjashtë muajve, ka vuajtur dënim me burg prej pesë muajve. Ai sot doli nga burgu në Strumicë, ku e ka kryer dënimin me burg për shkak të tentimit për kontrabandë me cigare.
Lajmin e konfirmoi drejtori i burgut të Strumicës, Borçe Cvetkov. Ai informoi se Stojçev nga burgu ka dalë një muaj më herët, sepse ka pasur sjellje të mirë dhe sipas nenit 2016 nga Ligji për kryerjen e sanksioneve drejtori i burgut mund t’i aprovojë 30 ditë shkurtim të dënimit.
Stojçev ishte dënuar në gjashtë muaj burg më 12 korrik të këtij viti dhe duhej në liri të dalë më 12 të muajit të ardhshëm.
Qeveria në seancën e sotme e konstatoi dorëheqjen e parevokueshme të ish kryetarit të Novo Sellës dhe në një kohë sa më të shkurtër me vendim të Kuvendit dhe KSHZ-së do të shpallen zgjedhje në këtë komunë për kryetar.