Xhiroja e fundit në Superligën e Portugalisë ka dhuruar një moment të sikletshëm në ndeshjen Portimonense – Sporting, e fituar nga vendësit me rezultat 4:2. Mbrojtësi Sebastian Coates gjatë kësaj ndeshje ka bërë një veprim heroik. Portieri Sporting Lisbonë gjatë një momenti është përplasur me shtyllën, duke mbetur pa ndjenja në fushë. Intervenimi i shpejtë i Coates ka bërë që të mënjanohet më e keqja. 28 vjeçari që në karrierën e tij ka veshur edhe fanellën e Liverpoolit u përkujdes që shoku i skuadrës të mos përpijë gjuhën, deri në intervenimin e ekipit mjekësor.