Ka persona që janë të fiksuar pas gjinisë së fëmijës, ku djemtë janë më të “preferuarit”. Por një rast në Kinë ka kaluar çdo parashikim. Burri dëshironte të kishte djalë, dhe me ardhjen në jetë të vajzës e shiti atë për 5 mijë euro. 42-vjeçarja Li tha se do shkonte të shtëpinë e të birit për t’i dhënë ndihmë rreth kujdesjes për të porsalindurën, njësoj siç kishte bërë me mbesën e parë.
Por, i biri nuk e mirëpriti dhe nuk pranoi që ta fuste brenda. “Unë e pashë mbesën time vetëm për pak çaste kur erdhi në jetë. Më pas nuk e pashë më dhe biri im nuk më lejonte të hyja në shtëpi”, tha ajo për policinë. Në fillim të tetorit, Li shkoi të takonte nusen kur i biri nuk ishte në shtëpi dhe zbuloi se foshnja ishte zhdukur.
Fëmija është gjetur dhe aktualisht është nën kujdesin e nënës dhe gjyshes së saj. Blerësit dhe babai i foshnjës janë arrestuar nga policia lokale.