Ishulli Flatey është cilësuar si më i miri në botë.
Ai gjendet në vijën perëndimore të bregdetit të Islandës.
A e dini pse është shpallur më i miri në botë?
Ishulli Flatey është i qetë gjatë stinës së dimrit me vetem 6 banore, por në verë numri i vizitorëve arrin deri në 9 mijë.
Në këtë ishull mund të shkoni vetëm përmes një trageti dhe mund të merrni një dhomë në hotelin e vetëm që ndodhet aty.
Flatey është ndërtuar në vitin 1864 dhe njihet për bukurinë e mahnitshme dhe librarinë që ka.