Një pronë e veçuar në zemër të Ishujve Thimble, me pamje mahnitëse, është vënë në shitje për 3 milion dollarë.
Cut In Two Island West është një ishull privat i cili ka një vendkalim unik që të lidh me një tjetër ishull që të lë pa frymë, po ashtu i quajtur Cut in Two Island East, duke dhënë iluzionin se dikur kanë qenë një ishull i vetëm por që tani është ndarë në dy pjesë.
Ishulli ka shtëpi të stilit Viktorian, një banesë kryesore me katër dhoma gjumi dhe pamja e saj nxjerr në pah natyrën e mrekullueshme te vendit. Ai është në pronësi të ‘Island Lady’ Christine Svenningsen e cila bleu disa nga pronat në vitin 2004.