Mbretëresha britanike Elizabeth II ndërroi jetë dje dhe vdekja e saj shkaktoi pikëllim të madh në mbarë botën pasi ishte monarkja më jetëgjatë e Britanisë së Madhe dhe një nga zakonet e saj të shumta të pazakonta tregon se sa të rëndësishëm ishin njerëzit e saj për të. Çdo kombinim që kishte veshur mbretëresha Elizabeth ishte i stilit klasik dhe me ngjyra të ndezura dhe arsyeja për këtë është shumë interesante. Më pas u zbulua se qëllimi i ngjyrave të habitshme është ta bëjnë mbretëreshën të dallohet në turmë, në këtë mënyrë çdo subjekt i saj do të jetë në gjendje ta shohë atë, pavarësisht sa larg janë prej saj. “Duhet të më shohin për të besuar në mua”, tha Elizabeta II në një intervistë kur ishte e re.
Domethënë, kur ajo festoi ditëlindjen e saj të 90-të në vitin 2016, ajo kishte veshur një veshje jeshile neoni dhe shumë shpejt pasoi një ortek komentesh. Ajo dëshironte të binte në sy dhe të ishte e dukshme, në mënyrë që njerëzit të thonin: “Unë pashë mbretëreshën”, tha në një rast Sofia, kontesha e Wessex. Me marrjen e pushtetit, Elizabeta, e cila në atë kohë ishte shumë e re, u betua se do t’i shërbejë popullit dhe burime të brendshme thonë se e mori shumë seriozisht atë rol dhe se ju përmbajt deri ditën e fundit. E veshur me komplete lehtësisht të dukshme, mbretëresha në mënyrë simbolike i thoshte çdo personi të vendit të saj se ajo është aty për të dhe se ai mund ta shohë atë.