Jefferson, portieri i Botafogo në Brazil, u detyrua me armë që të zbriste nga makina e tij luksoze, të cilën grabitësit e rrëmbejnë nën kërcënimin e armëve dhe largohen, duke e lënë futbollistin në fjalë në gjunjë, të dorëzuar matanë trotuarit. Pamjet e videos janë të frikshme. Portieri Jefferson u dorëzua para grabitësve të armatosur, teksa ishte duke shkuar me makinë në trajnimin me Botafogo. Policia thotë se kjo ngjarje ndodhi pasditen e së dielën (22 tetor), në lagjen “Engenho de Dentro”, në periferi. Pas kërkimit, policia e gjeti automjetin e braktisur në Rua Tangapeme, në vendin e njohur si “Zona do Medo”, në komunitetin Fazendinha.