Valentino Lazaro u transferua me shumë bujë te Interi në merkaton e verës nga gjermanët e Herta Berlinit, por ka gjetur shumë pak hapësira në këtë fillim të kampionatit. Mbrojtësi austriak është aktivizuar vetëm 41 minuta me zikaltërit, shumë pak për një lojtar që pritej të ishte një titullar i padiskutuar në krahun e djathtë të mbrojtjes.
Lojtari ka dhënë një intervistë së fundmi, ku e bëri të qartë se ai dëshiron të bindë Konten, që të përqendrohet tek ai: “Të gjithë dëshirojnë të luajnë në çdo ndeshje, natyrisht edhe unë jam ambicioz. Duhet t’i dëshmoj trajnerit se unë mund të luaj në formacion. Javën e kaluar ne u përballëm me Mesin dhe Ronaldon, në një moment të rëndësishëm të karrierës sime. Unë jam vetëm 23-vjeç dhe sapo kam filluar të rritem në aspektin futbollistik.”, theksoi Lazaro.
Gjithashtu ai foli edhe për ndryshimin midis seancave stërvitore ne Gjermani dhe në Itali: “Këtu ka më shumë taktika, disa herë qëndrojmë dy orë në fushë për t’i kuptuar ato. Objektivi im është që në moshën 30 deri 35 vjeç të jem Lazaro më i mirë i mundshëm. Më pëlqen të ec para dhe të sulmoj.”, përfundoi austriaku.