Bruksel, 20 nëntor – Demonstruesit kundër çmimeve të derivateve “Jelekët e verdhë” në Belgjikë mbrëmë u ndeshën me policinë dhe dogjën një cisternë, lajmëruan mediat lokale.
Në vend, nga e premtja e kaluar organizohen protesta, me bllokada të rezervuarëve për derivate. Dje në orët e pasdites policia me topa uji ka shpërndarë bllokadë në jug të Brukselit.
Mbrëmë në vendin e bllokadës së shpërndarë janë kthyer qindra demonstrues dhe disa prej tyre shkaktuan trazira, deklaruan dëshmitarët. Një pjesë e demonstruesve kanë hedhur bomba me tym, madje edhe ndaj automobilave private, por edhe kanë prerë drunj me të cilët kanë bërë barrikada në rrugën magjistrale në afërsi. Rrugët në rajon edhe sot nuk janë të kalueshme, ndërsa policia tani për tani është tërhequr.
Tregtarët me derivate pohojnë se demonstruesit tani më nuk lëshojnë as cisterna me mazut për ngrohje. Sipas tyre, kriza me furnizimin me derivat në Belgjikë nuk do të lejohet, por mund të pritet vonesë në furnizim.
Qytetarët e pakënaqur janë edhe kundër befasisë së akcizës për dizel dhe benzinë. Deri para një kohe, në Belgjikë, përdorimi i automjeteve me dizel u inkurajua nga shteti me lehtësim tatimor, por vitin e kaluar përnjëherë politika u kthye me sqarimin për kujdesin për natyrën. Sipas të dhënave statistikore, motorët me dizel në Belgjikë janë për një të tretën më të shumta nga motorët me benzinë, ndërsa për më të vjetrat prej tyre vendosen ndalesa për lëvizje në pjesët qendrore të qyteteve të mëdha.
Qeveria kumtoi se nuk do të tërhiqet nga politika e saj aktuale, e cila parasheh rritje të tatimeve për derivate kundrejt uljes së ngarkesës së përgjithshme tatimore për punëtorët. Sipas ekonomistëve, fuqia e shitjes në Belgjikë viteve të fundit vazhdimisht rritet dhe e tejkalon inflacionin, i cili është në 40 për qind nga fillimi i shekullit. Hulumtimet, megjithatë, tregojnë se kjo pasqyrë pozitive ka të bëjë me njerëzit me të ardhura të ulëta, dhe veçanërisht të prindërve kryefamiljarë.