Joelinton është një nga zbulimet e Bundesligës këtë sezon ku vetëm në sezonin e pare në radhët e Hoffenheim, braziliani ka shënuar 11 gola e ka dhënë 9 asiste në 30 ndeshje në të gjitha kompeticionet. 22-vjeçari do të jetë “thesari” i klubit pasi me paraqitjet e tij ka tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha dhe në merkaton e dimrit drejtuesit e Hoffeheim refuzuan jo pak por 50 milionë euro nga Newcastle ndërkohë që Joelinton është blerë për vetëm 2.2 milionë euro. Me një interesim kaq të madh dhe oferta të çmendura, do të jetë shumë e vështirë që sulmuesi brazilian të qëdrojë te Hoffenheim edhe vitin tjetër.