Sarajevë, 20 janar – Kryetari dhe anëtarët e Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, Milorad Dodik, Zhelko Komshiq dhe Shefik Xhaferoviq sot në Bruksel i kanë informuar liderët e BE-së për situatën politike në BeH dhe procesin e konstituimit të pushtetit në gjitha nivelet.
Treshja, në kuadër të vizitës së parë të përbashkët zyrtare në Bruksel, ka biseduar me komisarin për zgjerim Johanes Han, presidentin e KE-së Zhan Klod Junker dhe presidentin e Këshillit evropian, Donald Tusk, përcjellë gazeta KOHA.
Siç thanë anëtarët e Presidencës shtetërore, vizita e parë në Bruksel e konfirmon përpjekjen e rrugës evropiane të jetë në qendër të veprimit në të ardhmen, ndërsa qëllimi është përmbushja e obligimeve me qëllim BeH të merr statusin kandidat këtë vit.
Presidenti Junker dhe komisari Han kanë ftuar në zgjidhjen e çështjeve aktuale në BeH, siç është përfundimi i procesit të formimit të pushtetit në gjitha nivelet dhe arritja e marrëveshjes e çështjeve plotësuese nga Pyetësori i KE-së.
Tusk ka ftuar anëtarët e Presidencës së BeH-së të vazhdojnë të punojnë në reformat dhe të ruajnë stabilitetin politik, ndërsa në të njëjtën kohë kanë paralajmëruar se BeH do të vazhdojë të ketë mbështetje të fuqishme në rrugën evropiane, njofton Presidenca e BE-së.
Anëtarët e Presidencës së BeH-së në fund kanë theksuar se mendimi pozitiv i KE-së dhe rekomandimet për marrjen e statusit kandidat këtë vit do të jetë sinjal pozitiv në vazhdimin e procesit reformues, ndërsa nga BE është kërkuar mbështetje në realizimin e këtij qëllimi.(koha.mk)