Kryetari i Komisionit Evropian, Zhan-Klod Junker pritet në fjalimin e tij për “gjendjen e Unionit” të paralajmërojë zgjerim të Eurozonës me të gjitha vendet-anëtare të BE-së, lajmëroi DPA duke iu referuar burimeve diplomatike në Bruksel.
Për momentin anëtare të Eurozonës janë vetëm 19 nga gjithsej 28 vende të BE-së. Sipas të gjitha burimeve, Junker gjithashtu kërkoi edhe zgjerim të kufijve të zonës së Shengenit, në suaza të së cilës është mundësuar lëvizje e lirë e njerëzve dhe mallrave pa kontrolle kufitare. Tani anëtare të zonës së Shengenit janë të gjitha shtetet e BE-së, me përjashtim të Britanisë së Madhe.