Ndërsa Moise Kean është rikthyer në stërvitjen e ekipit, pas lëndimit në tibia, e ardhmja e tij te Juventusi ende nuk është e sigurt. Edhe në rastin e tij, nëse do të vinte një ofertë e përshtatshme, do të shitej. Ditët e fundit duket se është ndezur interesimi i Fulham për sulmuesin e ri të Juventusit, përflitet një ofertë 40 milionë euroshe.
Një shifër tërheqëse për “Zonjën e Vjetër”, e cila në këtë rast ka vendosur të fokusohet në një “dorë të dytë të sigurt” për të zëvendësuar sulmeusin e lindur më 2000. Është Alvaro Morata, një lojtar që gjithmonë është vlerësuar shumë nga Allegri dhe i etur për t’u rikthyer në Itali, mbi të gjitha në Torino. Për herë të tretë në karrierën e tij. Giuntoli e “ka bllokuar” atë në pritje për të kuptuar se çfarë do të ndodhë me Kean.
Megjithatë, kjo do të ishte një zgjidhje paraprake. Gjithashtu, sepse pista që të çon te Domenico Berardi mbetet e hapur, nëse Juve vendos të plotësojë kërkesat e Sassuolos. Carnevali ishte i qartë: duhen 30 milionë euro, përndryshe kapiteni do të mbetet në Reggio Emilia. Për këtë arsye tërheqja e dy klubeve mund të çojë në një marrëveshje “me interes të përbashkët” në orët e fundit të merkatos.
Kapitulli Lukaku. Edhe pse negociatat janë ftohur prej disa ditësh, “Big Rom” mbetet objektivi i madh i Juventusit. Megjithatë, priten lëvizjet e Chelsea, i cili duhet të zgjidhë kusurin e tij të rëndë. Për momentin gjithçka është në heshtje, por belgu ka vendosur të presë deri në fund për marrëveshjen mes dy klubeve, duke qenë se marrëveshja e tij me Juventusin ka kohë që ekziston.
Gjithsesi, do të duhet të bindet edhe Dusan Vlahovic që të largohet nga “Continassa”, gjë që nuk është e lehtë, duke qenë se serbi e ka bërë të qartë, sidomos me gjeste në fushë, se nuk dëshiron të largohet.
Lukaku do të donte edhe Romën (në huazim), por vetëm në mënyrë platonike, duke qenë se ka pengesë për angazhimin e tij (Juve do t’i ofronte 11 milionë euro neto në vit), me parametrat që kërkon “fair play financiar”.